Shqipëria në garën kreative të “Cannes Lions”

Cannes LionsJanë gjithsej 37,427 aplikime prej gjithsej 97 shteteve të botës në 17 kategori të ndryshme si inovacionet, filmi, dizajni, media, kreativiteti dhe brendet e kompanive të ndryshme.

Të gjitha janë pjesë e edicionit të 61-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kreativitetit “Cannes Lions” i cili sivjet mbahet në datat 15-21 qershor në Kanë.

Për një javë të tërë rreth 12 mijë delegatë nga 95 shtete vizitojnë një prej festivaleve kryesore botërore të kreativitetit, dizajnit dhe komunikimit.

Sivjet në këtë festival për herë të parë ka konkurruar edhe shteti shqiptar, bashkë me San Marinon dhe Ganën.

Emrat si Bono, Gisele Bundchen, Andre Kassu e të tjerë janë disa prej fytyrave publike që sivjet vijnë në festival në disa trajnime dhe masterklasa të organizuara me të pranishmit.

Festivali në ditën e fundit ndan edhe çmimet të cilat vijnë nga vlerësimi i 17 jurive ndërkombëtare që ndajnë 17 çmime në po 17 kategoritë e festivalit.

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Lajmet e Fundit