20.8 C
Prizren
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Në kërkim të “mollës së kuqe”, caktohet seancë në Prizren për të kërkuarin e Hagës

Më 9 janar, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, e më 17 janar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kjo do të duhej të ishte agjenda e ish-ushtarit të UÇK-së, Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, por i cili me të pranuar ftesën për t’u paraqitur në Hagë, bëri të ditur se nuk e ka ndërmend të shkojë me arsyetimin se nuk e njeh këtë institucion, raporton KTV.

Ndaj Shalës, ka të ngritur një aktakuzë për krime lufte nga Prokuroria Speciale pranë Gjykatës Themelore të Prizrenit, ku akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin e një banori të Suharekës.

Përgjegjësi për komunikim me media në Prokurorinë Speciale, Sylë Hoxha, konfirmoi se prokurori i këtij rasti do të jetë në Gjykatë më 9 janar, derisa tha të mos kenë ndonjë informacion në rrugë zyrtare për largimin e të akuzuarit.

Deri tani, Hoxha ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë kërkesë që ky rast të kalojë te Prokuroria e Specializuar e Hagës.

Në njohuri për zhvillimet rreth Shalës janë edhe në Prokurorinë e Specializuar.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është në njohuri se individë në Kosovë ose avokatë që flasin në emër të tyre kanë njoftuar mediat se ata, ose klientët e tyre kanë pranuar fletëparaqitjet. ZPS-ja, po ashtu është në njohuri për raportimet në mediat kosovare lidhur me z.Shala. Sidoqoftë, Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk komenton statusin e hetimit të saj”, ka thënë Chriss Bennet, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Benneti ka rikujtuar edhe pasojat e refuzimit të bashkëpunimit, të rregulluara me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe të Prokurorit të Specializuar, e që parasheh gjoba e edhe burgim, për aq kohë sa refuzon të dëshmojë.

Përgjigje lidhur me rastin e Shalës, KTV-ja ka tentuar të marrë edhe nga avokati që e përfaqëson në rastin ku akuzohet për krime lufte, Policia e Kosovës dhe Misioni i EULEX-it në Kosovë.

Misioni i EUELX-it ka thënë se pyetjet duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Specializuar, duke shtuar se misioni i ndihmon Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale.

17 vjet nga vdekja e Muharrem Qenës, artistit shumëdimensional që ia kushtoi jetën artit

Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë. Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si...

Të formohet një Këshill Mbarëkombëtar

Shkruan:Prend NDOJA, SHBA Në kujtesën tonë kombëtare akoma rëndojnë të freskëta skenat e tmerrshme, kur përmes tytave dhe artilerisë serbe, vdekja përbinte jetë të pafajshme...

Lajmet e Fundit