Në Kosovë për herë të parë Festivali Botëror i Karikaturës

Sot do të mbahet Festivali i parë i Karikaturës në Kosovë me temën “Hello Europe”.

Festivalin e ka organizuar Shoqata e Karikaturistëve të Kosovës dhe ka karakter botëror.

Konkursi është i hapur më 2 tetor dhe deri më tani sipas organizatorëve kanë arritur shumë punime nga e gjithë bota.

Ekspozita do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës me datën 28 tetor, kur edhe do të shpallen edhe fituesit e festivalit.

Çmimi për vendin e parë do të jetë 800 Euro, të dytë 400 Euro, dhe të tretë 200 Euro dhe pesë çmime speciale.

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit