6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Në Llazicë të Malishevës asfaftohen edhe tri rrugë të reja

Sot në fshatin Llazicë ka filluar asfaltimi i tri rrugëve të reja. Asfaltimi i këtyre rrugëve është pjesë e investimeve kapitale në ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Asfaltimin e rrugëve e ka parë nga afër drejtori Komunal për Urbanizëm, Ahmet Morina, i cili në njëjtën kohë është takuar edhe banorët që jetojnë në këto lagje ku janë asfaltuar rrugët.

Morina ka bërë të ditur se të tri rrugët kanë një gjatësi prej 700 metrave dhe asfaltimi i tyre është mundësuar nga buxheti I Komunës së Malishevës.

Drejtori Morina, i ka uruar banorët për rrugët e reja dhe ka thënë se “si qeveri komunale janë të përkushtuar në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Komunës së Malishevës në të gjitha vendbanimet e saj”.

Më Shumë

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat në Krushë të Madhe?

Sot u shënua një nga masakrat më të mëdha të luftës ë fundit në vend, ajo e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë...

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit