Zëvendëskryeministrja Balaj Halimaj fton qytetarët të vizitojnë bukuritë e Kosovës

Me moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, në Ditën Botërore të Turizmit është bërë hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër.

Nga Brodi i Dragashit, përfaqësues të turizmit nga Kosova e Shqipëria, kanë bërë thirrje për vazhdim të fushatës “Pusho Shqip”, meqë sipas tyre kështu do të zhvillohet ekonomia dhe do të punësohen qytetarët e vendit.

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj Halimi tha se sot po shënohet dita botërore e turizmit, duke uruar që pavarësisht gjendjes me pandeminë, të jetë një fillim i mbarë.

Ajo bëri thirrje që pushimet vjeshtë-dimër të kalohen në Kosovë, ashtu siç kosovarët kontribuuan në turizmin e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

“E di që situata me pandeminë krijon shumë rreziqe për turizmin në Kosovë dhe Shqipëri. Por uroj që secili qytetarë të kujdesimi për të. Zhvillimi i turizmit sjell të mira ekonomike dhe vendeve të reja të punës. Si qeveri do t’i japim prioritet të veçantë turizmit, sepse pa turizëm nuk ka zhvillim ekonomik”, tha ajo.

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Lajmet e Fundit