8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Në Malishevë, fillon aksioni i trajtimit të qenve endacak

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, përkatësisht në qytetin e Malishevës, ka filluar aksioni për kapjen dhe trajtimin e qenve endacak. Ky aksion ka filluar nga ora katër e mëngjesit, e deri në ora 7:30 të mëngjesit. Aksioni është mbikëqyrur nga drejtoria komunale e bujqësisë dhe nga Policia e Kosovës.

Aksioni realizohet nga ekipi profesional, i caktuar nga fondacioni “Stray Coco”, e cila ka marrë përsipër trajtimin e qenve endacak. Sipas marrëveshjes, ky fondacion, do të bëjë kapjen, bartjen në klinikën veterinare, për sterilizimin dhe kastrimin e qenve.

Ky projekt, do të zgjasë, deri në kapjen e të gjithë qenve pa përkujdesje, në territorin e Komunës së Malishevës.

Drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë të ditur se aksioni i ditës së sotme ishte i realizuar në mënyrë profesionale dhe nuk është shënuar asnjë incident gjatë kapjes së qenve.

Hoxha, ka bërë të ditur, se gjatë ditëve në vazhdim, qytetarët, do të njoftohen me orarin e aksionit, në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Po ashtu, Hoxha, ka bërë thirrje, për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, si dhe ka përsëritur kërkesën, për pronarët e qenve shtëpiak, që të përkujdesen për qentë e tyre dhe ti mbajnë të lidhur ose t’iu vendosin shenjat identifikuese. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Lajmet e Fundit