5.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Në Malishevë u mbajtën disa aktivitete në kuadër të shënimit të 16 Qershorit

024Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës, sot janë zhvilluar disa aktivitete kulturore dhe sportive. Sot është hapur edhe ekspozita e pikturës në kuadër të aktiviteteve kulturore, si dhe janë shpallur fituesit e konkursit artistik, ndërsa në orët e pasdites, është shfaqur edhe filmi “Heroi”.

Në hapjen e ekspozitës, e ku mori pjesë edhe kryetari Begaj, i uroi artistët që kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë nga të gjitha viset e Kosovës.

“Piktura flet vet, ajo e shpreh më së miri atë çfarë ju si artist e thoni, mua më mbetet vetëm t’ju dëshiroj suksese në karrigen e juaj si artist, ndërsa të gjithë qytetarëve të Malishevës, ju uroj ditën e çlirimit”, tha mes tjerash kryetari Begaj.

Më pas juria e përbërë nga Mehmet Kryeziu, Mhedi Krasniqi dhe Fatos Kabashi, bën publike edhe rezultatet e konkursit artistik. Sipas jurisë, në poezi, vendi i parë i takoi shifrës “Shkoza R”, i dyti shifrës “Sh.A.Jasahri” dhe vendi i tretë shifrës “Loti i Vajzërisë”. Në pikturë vendi i pari i takoi Agron Kastratit, i dyti Avni Rexhepit dhe vendi i tretë Merita Krasniqit. Në këngë, vendi i parë i takoi Beqir Telakut, i dyti Sinan Gashit dhe i treti Murat Berishës.

Më Shumë

Rahoveci shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Rahovecit priti në zyrën e tij qytetarë dhe përfaqësues të...

Xhoxhaj nokauton Seifkhani-n, mbron titullin EBU

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kamponit evropian në EBU. Xhoxhaj e ka ‘rrahur’ suedezin Pezhman Seifkhani, në duelin e zhvilluar Lahr...

Lajmet e Fundit