18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Në Malishevë, shqetësuese rastet e zjarreve në dy muajt e fundit

Sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, janë shqyrtuar një varg çështjesh që lidhen punët e përditshme të drejtorive komunale, ndërsa si shumë shqetësuese u prezantuan rastet e shumta të zjarreve në dy muajt e fundit, që kanë ndodhur në territorin e Komunës së Malishevës.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, gjatë dy muajve të fundit “kanë ndodhur 204 raste të zjarreve, ku është dashur ndërhyrja e njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ndërsa zjarret në përgjithësi kanë qen zjarre të mëdha”.

Morina, po ashtu tha se, “zjarri i ndodhur në varrezat e fshatit Panorc, është përcjellë me dëme të mëdha, ku sipas banorëve, kjo ka ardhur si pasojë e rënies së telave të rrymës”.

Në mbledhjen e sotme, mes tjerash u njoftua edhe për situatën epidemiologjike, ku sipas drejtorive përkatëse, është hera e parë kur në dy vite radhazi, nuk janë shënuar vdekje nga ethet hemorragjike, kurse këtë vit, edhe më e mira ka qenë, që nuk ka pasur as raste të infeksionit me EHKK, si dhe numri i rasteve të thumbuara, ka qenë gati përgjysmë më pak. Në këtë situatë përveç faktorëve tjerë, u tha se ka ndikuar edhe repelimi i kafshëve, që pritet të përfundoj gjatë kësaj jave edhe faza e fundit e repelimit.

Sa i përket procesit mësimor, sipas drejtorit të arsimit, z.Blerim Thaçi, sot ka filluar procesi mësimor në shkollën “Xhevë Lladroci” në Drenoc, me një javë vonesë për shkak të disa renovimeve në objektin e shkollës, si dhe në gjimnazin “Hamdi Berisha”, po ashtu, sot pritet të filloj procesi mësimor, ndërsa java e humbur e mësimit, do të kompensohet.

Kurse projektet e ndryshme, sipas drejtorive përkatëse, janë duke vazhduar sipas planifikimeve, me ndonjë ngecje të vogël, por në përgjithësi, projektet janë duke vazhduar, ndërsa me 15 shtator, pritet të përfundojnë punimet komplete në objektin e shkollës “Imer Krasniqi” në Carrallukë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Dëmtohet vendpikniku në Nashecë

Fshati Nashec i Prizrenit, në vitin 2021  u pasurua me një hapësirë rekreative e gjelbëruese, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e banorëve të...

Lajmet e Fundit