4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Në Mamushë ndalohet bartja dhe përdorimi i celularëve për nxënës e mësimdhënës

Autoritetet komunale të Mamushës kanë marrë vendimin që të gjithë nxënësve të nivelit fillor dhe të mesëm t’u ndalohet bartja e telefonave celularë në shkolla.

Sipas tyre, një vendim i tillë është marrë në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e disiplinës në shkolla dhe cilësisë në arsim, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë paralajmëruar se përgjegjësit e shkollave do t’i marrin telefonat celularë të atyre nxënësve që nuk e respektojnë këtë rregull. Në të njëjtën kohë, Drejtoria e Arsimit ka kërkuar edhe nga mësimdhënësit që të mos i përdorin telefonat e tyre celularë në orën e mësimit, meqë në të kundërtën mund të përballen me masa ndëshkuese.

Drejtori i Arsimit i Mamushës, Cafer Morina, ka njoftuar ditë më parë drejtorin e shkollës fillore të mesme të ulët “Anadolu” dhe atë të shkollës së mesme të lartë “Ataturk” se nxënësve u ndalohet bartja e telefonave derisa mësimdhënësve përdorimi i tyre në orën mësimore.

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit