6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Në mesin e nëntë të plagosurve mbrëmë në Prizren edhe dy polic

arma filmNë konfliktin e armatosur mes dy familjeve në Prizren, ku u vra një person dhe nëntë të tjerë ngelën të plagosur, është edhe dy pjesëtar i policisë së Kosovës.

Policia Rajonale e Prizrenit, përmes një njoftimit ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 minuta, në rrugën transite, afër restorantit “Korabi”, ku kishte plasur sherri mes dy familjeve: Berisha dhe Avdylaga.

“Një patrullë e cila në ato momente ndodhej me afër vendit të incidentit kritik është nisur në atë drejtim dhe posa ka mbërri në vendin e ngjarjes janë përpjekur për qetësimin e situatës e cila tanimë kishte eskaluar në rrahje ku janë përdorë mjete të ndryshme të forta për shkaktimin e lëndimeve”.

“Ndërkaq më pas janë dëgjuar krisma nga armë të zjarrit të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Në ndihmë kanë mbërri edhe njësi tjera operative të policisë të cilat e kanë vënë situatën nën kontroll. Në vendin e ngjarjes kanë mbetur të plagosur nga armët e zjarrit nëntë persona. Në mesin e të plagosurve me armë zjarri është edhe një polic. Po ashtu polici tjetër gjatë intervenimit ka thyer këmbën”.

“Pas vënies së situatës nën kontroll të gjithë të plagosurit janë bartur deri në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për ndihmë mjekësore. Siç merret vesh nga autoritetet mjekësore njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë, një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa të tjerët më lehtë”.

“Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë: një pistoletë të llojit TT dhe një pushkë gjahu me disa gëzhoja dhe gjësende tjera që do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale. Janë sekuestruar tri vetura. Ndërkaq hetues nga Stacioni Policor në Prizren dhe ata rajonal kanë krijuar një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe nxjerrjen e të dyshuarve para drejtësisë. Sipas informatave fillestare dyshohet se motivi i këtij konflikti është për shkak të një prone”.

Më Shumë

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit