Në Prizren, 6 persona ndalohen për shkeljen e masave kundër coronavirusit

Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona në Prizren, pasi që të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-së kundër coronavirusit, raporton “PrizrenPress”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy persona janë ndaluar në rrugën “Ali Hadri” rreth orës 03:30 dhe katër të tjerë në rrugën “Zahir Pajaziti” rreth orës 22:40.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim në fund të muajit të kaluar që të ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:30./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Lajmet e Fundit