18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Në Prizren sot mbahet Panairi i Filigranit

Organizata Jo Qeveritare EC Ma Ndryshe organizon Panairin e Filigranit i cili do të mbahet sot në Kino Lumbardhi në Prizren.

Qëllimi i aktivitivitetit është informimi i një audience me të gjerë për promovim, vetëdijesim dhe mundësi për zhvillim lokal nëpërmjet ruajtjes dhe promovimit të zejes së filigrnait.

Ne këtë panair do të marrin pjesë filigranistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të cilët do t’i prezentojnë punimet e tyre.

Gjithashtu në këtë panair do të organizohet tryeza e diksutimit me temë “Filigrani potencial për zhvillim” ku folës do të jenë filigransitët pjesëmarrës në panair dhe përfaqësues të komunës së Prizrenit si dhe do të ketë program artistik dhe ushqim tradicional.

Në këtë aktivtet do të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, ambasadave që veprojnë në Kosovë, të biznesve, mediave lokale dhe qendrore

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

Lajmet e Fundit