Në Prizren sot vihet gurthemeli i shtatores së Skënderbeut

Me rastin e Ditës së Flamurit, sot në Prizren vihet gurthemeli i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ora 11:00.

“Vënia e gurthemelit të shtatores së Skënderbeut bëhet te rrethrrotullimi pranë stacionit të autobusëve”, shkruan ‘PrizrenPress’.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit vitin e kaluar patën miratuar vendimin për ngritjen e shtatores së Skënderbeut.

Sipas tyre, vendosja e bustit dhe shtatores të këtyre figurave të historisë kombëtare e nderon qytetin e vjetër. /PrizenPress.com/

Më Shumë

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit