15.3 C
Prizren
E mërkurë, 28 Maj, 2025

Në Prizren u përkujtua 26 vjetori i operacionit ushtarak “Shigjeta”

Në ambientet e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, përmes një akademie përkujtimore u shënua 26-vjetori i operacionit ushtarak “Shigjeta”, një nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për çlirim.

Në këtë ngjarje përkujtimore morën pjesë ish-pjesëtarë të UÇK-së nga beteja të ndryshme në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci, familjarë të dëshmorëve, qytetarë të shumtë si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Ish-eprori i UÇK-së në operacionin “Shigjeta”, Rrahim Bekteshi, në fjalën e tij theksoi se nderimi i heronjve është një dëshmi e qartë se lufta për çlirim ishte e drejtë dhe e domosdoshme.

“Respekti për dëshmorët është nderim për historinë tonë dhe përpjekjet shekullore për liri nga pushtimi serbo-sllav,” u shpreh ai.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi rëndësinë strategjike të operacionit, duke e cilësuar atë si një ndër momentet kyçe të historisë së UÇK-së.

“Operacioni ‘Shigjeta’ ka qenë dhe mbetet një nga aksionet më të lavdishme të rezistencës sonë ushtarake”, tha ai.

Deputetja Sala Jashari theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes UÇK-së dhe NATO-s gjatë atyre ditëve të lavdishme, duke theksuar se qëllimi ishte i përbashkët – çlirimi i Kosovës nga regjimi serb.

“Operacioni ‘Shigjeta’ dhe ndërhyrja e NATO-s ecën paralelisht drejt të njëjtit qëllim: liria e Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, koloneli Ervin Shkaçan nga shoqata e veteranëve të luftës “Tigrat” të Kroacisë, i pranishëm në akademi, falënderoi organizatorët për nderimin e bashkëluftëtarëve dhe theksoi lidhjen e fortë mes popujve që ndanë të njëjtën përvojë në rrugën drejt lirisë.

Operacioni “Shigjeta”, i zhvilluar në rajonin e Pashtrikut, kishte për qëllim sigurimin e një fitore ushtarake strategjike dhe krijimin e kushteve për një ofensivë tokësore të përbashkët mes UÇK-së dhe forcave të NATO-s, në funksion të çlirimit të plotë të Kosovës nga regjimi serb./TV Prizreni/ 

Marketing

 

Më Shumë

Kryetari i Malishevës nderon me mirënjohje Ferid Aganin

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, të cilin e ka nderuar me mirënjohje për kontributin...

LDK-ja në Prizren kritikon heshtjen e kryetarit Totaj pas aktakuzës ndaj zyrtarëve komunalë

Dega e LDK-së në Prizren ka vlerësuar si të papranueshme heshtjen e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj pas aktakuzës ndaj disa zyrtarëve komunalë për...

Postieri

Lodra e të varfrit

Lajmet e Fundit