Në Prizren vendoset pllaka përkujtimore për viktimat e masakrës së Srebrenicës

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, me bashkëpartiakët e saj, ka vendosur një pllakë përkujtimore për viktimat e masakrës së Srebrenicës, të kryer nga forcat serbe 26 vjet më parë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Lulja e kujtimeve” është vendosur dje edhe në Vitomiricë të Pejës.

Bosnja e Hercegovina sot shënoi 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë. Kjo masakër qe më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Lajmet e Fundit