2.8 C
Prizren
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Në Rahovec do të mbahet ‘Festivali ndërkombëtar i Poezisë’

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë, në Rahovec, do të mbahet më 15 deri 17 shtator.

Edhe sivjet Kosova do të jetë nikoqire e rreth 20 poetëve të përzgjedhur botërorë, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Kosovës ndër poetët më të shquar botërorë e, që, njëkohësisht, bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.

Për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti Rus Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi, por edhe në botë.

Sivjet poetët janë përzgjedhur sipas kriterit gjeografik.

Do të ketë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia etj.

Për festivalin kanë shkruar Izraeli sot dhe ka mbulesë mediale nga Cairo dhe Hong Kong ne revistën The Asian./KultPlus.com

Më Shumë

Armë të shumta ilegale: Arrestohen edhe dy persona në Prizren e Skenderaj

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë...

Kurti: Borell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për marrëveshjen finale

 Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se propozimi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borell, që Kosova të mos shqiptojë...

Lajmet e Fundit