20.4 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Në sa ora zhvillohet sonte meçi mes Joshuas dhe Povetkinit?

Sonte zhvillohet meçi për titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, ku kampioni aktual botëror Anthony Joshua sfidohet nga Alexander Povetkin.

Meçi zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër dhe pritet të jenë të pranishëm rreth 90 mijë shikues në vendin e ngjarjes dhe dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën.

Dy boksierët kryen dje matjet zyrtare. Pesha zyrtare e Joshuas për këtë meç është 111,6 kg, kurse e Povetkinit është 100,7 kg.

Diferenca në peshë vërehet në konstruktin trupor të të dy boksierëve dhe “fakti që Povetkin është shumë më i lehtë nuk do të thotë që në ring do të jetë më i shpejtë”, thonë analistët e boksit në mediat ndërkombëtare.

Joshua ka deri më tani 21 fitore në po aq duele, kurse Povektin ka 34 fitore dhe 1 humbje në 35 meçe si profesionist.

Interesant është fakti që të dy boksierët kanë qenë edhe kampionë olimpikë si amatorë, në kategorinë e rëndë.

Meçi mes Joshuas dhe Povetkinit është paraparë të zhvillohet sonte në ora 22:30. /Insporti.com/

Më Shumë

Aksident te rrethrrotullimi në Shirokë të Suharekës, vështirësohet qarkullimi

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mesditë pranë rrethrrotullimit në Shirokë të Suharekës, ku janë përfshirë dy vetura. Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit...

Yonis Farah i bashkohet mbrojtjes së Prizrenit

FC Prizreni ka njoftuar afrimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Yonis Farah. 25-vjeçari, i cili së fundmi ishte pjesë e KF Mitrovicës, ka...

Lajmet e Fundit