10.7 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Në spitalet e Kosovës, 301 pacientë me coronavirus, 29 në gjendje të rëndë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, prej ku raportohet se 29 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në raportin ditor të QKUK-së theksohet se në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë, kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.

“Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar të shtunën se katër persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 203 raste pozitive nga koronavirusi i ri, pas testimit të 419 mostrave.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 persona të dyshimtë dhe 101 viktima, njofton IKSHPK.

Ndërkaq, sipas IKSHPK-së, edhe 71 pacientë janë shëruar./Telegrafi/

Më Shumë

Xhavit Ukaj i LDK-së për manipulimet me vota në Prizren: Kam qejf me më thirrë Prokuroria

Xhavit Ukaj nga LDK para mbledhjes së Kuvendit të kësaj partie është pyetur rreth manipulimeve me vota në Prizren, raporton Ekonomia Online. Ukaj tha se...

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Lajmet e Fundit