Në spitalin e Prizrenit bie numri i pacientëve me Covid-19

Po vazhdon të bie numri i të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të QKUK dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raportit të publikuar këtë të mërkure, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore, transmeton Klankosova.tv.

659 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 29 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 105 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës,  132 pacientë

Spitali i Gjilanit, 65 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë

Spitali i Ferizajt, 51 pacientë.

Më Shumë

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit