Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 22 pacientë me COVID-19, shkruan “PrizrenPress”.

270 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në QKUK dhe në 7 spitalet e përgjithshme, është bërë e ditur të mërkurën.

Nëpër klinikat e QKUK-së, të shtrirë janë 186 pacientë, 107 prej të cilëve në Infektive. Prej tyre, 55 janë me oksigjenoterapi dhe 2 raste në mjekim intensiv.

“Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre 2 të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 rastë të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi”, shkruhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ndërkohë, në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirmuara me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste në Ferizaj 5 raste, në Gjilan 5 raste, në Spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri 1 rast.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit