5.6 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Në Suharekë e Krushë të Vogël u varrosen mbetjet mortore të 46 viktimave

Varrosen mbetjet mortoreTë mërkurën është bërë varrimi i mbetjeve mortore të dyzetë e gjashtë personave, të cilat u janë dorëzuar familjeve të tyre gjatë kësaj jave nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML).

Mbetjet mortore të njëzet e shtatë personave, siç njofton EULEX, u janë dorëzuar familjeve Berisha nga Suhareka të hënën (24 mars), ndërsa të nesërmen familjet nga fshati Krusha e Vogël i kanë pranuar mbetjet mortore të nëntëmbëdhjetë personave.

“Personat e pagjetur të familjeve Berisha dhe Bytyqi ishin gjetur në vitin 2001 në Batajnicë, Serbi, kurse personat e pagjetur nga Krusha e Vogël ishin gjetur në vitin 2003 në Shirokë, Suharekë, si dhe në vitin 2012 gjatë një operacioni në terren të DML-së në poligonin e qitjes në Lubizhdë në komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim e EULEX-it.

Deri më sot, DML i ka kryer 445 operacione në terren, gjatë të cilave janë gjetur 247 persona, kurse mbetjet mortore të 361 personave u janë dorëzuar familjeve të tyre, nga të cilët 269 ishin në listën e personave të pagjetur.

Më Shumë

Përfundon numërimi i të gjitha votave, ky është rezultati përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo pasi në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar edhe...

Prekëse: Prezantuesja e RTK-së nuk arriti t’i mbante lotët teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës në Krushë të Madhe ku ia vranë babain

Një moment i fuqishëm emocional u shënua sot gjatë transmetimit të lajmeve në RTK, kur prezantuesja Vlora Fetoshi nuk arriti të mbante lotët ndërsa...

Lajmet e Fundit