Në UPZ nisi punimet Konferenca VII ndërkombëtare me temë “Gratë dhe Biznesi”

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka nisur punimet Konferenca VII ndërkombëtare me temë “Gratë dhe Biznesi” organizuar nga UPZ, Universiteti i Trakisë dhe nga Grupi Ndërkombëtar i Grave dhe Biznesit.

Në këtë konferencë të rëndësishme po marrin pjesë 70 studiues ku do të paraqiten 40 punime shkencore me këtë temë. Pjesëmarrësit dhe studiuesit janë nga Amerika, Turqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Nikoqiri i kësaj konference njëherësh i pari i Universitetit “Ukshin Hoti”, Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, bëri hapjen e punimeve ku theksoi rëndësinë e këtij evenimenti. Rektori Vataj e falënderoi këshillin organizativ për punën e bërë për këtë ngjarje të rëndësishme në Universitetin “Ukshin Hoti”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit