Prizreni tenderon manifestimin e 28 Nëntorit

Komuna e Prizrenit ka iniciuar procedurat e prokurimit për organizimin e manifestimeve për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Vlera e parashikuar e kontratës për festën në Prizren është 7 mijë euro.

Tashti është formuar edhe Komisioni organizativ 5-anëtarësh, ndërkohë që këshilltarët e partive opozitare akuzojnë ekzekutivin se ka lënë anash Kuvendin e Komunës në këtë vendimmarrje.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja tha se , vendimi është marrë pas pajtimit me diplomatët nga Shqipëria.

“Në zyrën tim e kam prituar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, i cili ka propozuar që të shënohet kjo ditë edhe në Prizren”, tha Muja, shkruan KD.

Sipas tij, për nder të 28 Nëntorit, do të organizohen një sërë aktivitetesh.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit