6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Në Velezhë u shënua festa e Shën Kollit

Në kishën e Shën Nikollës në Famullinë e Velezhës, është shënuar festa e Shën Kollit. Pjesë e këtij manifestimi ishin besimtarë të shumtë katolik dhe drejtues të klerit fetar.

Para të pranishmëve, ka folur Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, i cili tha se kjo festë ringjallë shpresën për një jetë më të devotshme për besimtarët, si dhe foli për angazhimet që duhet të kanë besimtarët për të zgjidhur problemet shoqërore që janë të pranishme përmes dukurive të shumta negative.

Famullitari i Kishës së Velezhës, Don Robert Jaka, tha se kjo festë i dedikohet pajtorit, Shën Kolli, për një mbarësi mes njerëzve në punët që ata bëjnë, theksoi ai. Pjesë e kësaj meshe fetare ishin një numër i madh i besimtarëve të fesë katolike, jo vetëm nga Prizreni dhe Suhareka./TV Prizreni/

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Suhareka nderon Yllin me Simbol të Komunës

Komuna e Suharekës ka vlerësuar klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, duke i ndarë Simbolin e Komunës si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij...

Lajmet e Fundit