4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Në Vërmicë u plagos edhe një 16 vjeçar sirian, policia dyshon se ka lidhje me rastin tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vërmicë të Prizrenit, ka ndodhur edhe një plagosje me armë zjarri, e që dyshohet të ketë lidhje me rastin tjetër që ndodhi dje ku u gjet pa shenja jete një shtetas i huaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 00:42 , policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrire para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vërmicë të Prizrenit.

“Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majtë të lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit”, ka njoftuar policia.

Policia bënë të ditur se personi i plagosur është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian. I njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik në Spitalin Rajonal në Prizren.

Njoftimi i policisë:

Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrire para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vermice të Prizrenit. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majte te lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jete nga arma e zjarrit. Personi i lënduar: Është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian, I njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik ne Spitalin Rajonal në Prizren.

Sot rreth orës 16:40,patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit ne fshatin Vermice kanë hasur ne një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me pare, ku ka qen i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vermices, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë. Ekipi i Krim teknikes gjatë ekzaminimit te vendit të ngjarjes ka gjetur një arme të zjarrit:

Me urdhër te Prokurorit te shtetit trup i pa jete është dërguar për autopsi ne Institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë. Rasti mbetet nen hetime. /Telegrafi/

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit