Në Wuhan një repart spitalor menaxhohet nga… robotët!

Në Wuhan, qyteti nga i cili kishte origjinën koronavirusi, është hapur një repart spitalor për pacientët që menaxhohet nga robotët, të cilët bëjnë gjithçka, nga ndihma për pacientët deri tek pastrimi i repartit.

Revista britanike ”New Scientist” raportoi se më 7 mars, 200 pacientë me shenja të hershme të infeksionit u shoqëruan në repartin ”robotik”, të vendosur në një qendër sportive në qytet, i shndërruar në spital.

Reparti, i cili më parë ishte menaxhuar nga personeli njerëzor, ishte ngritur të drejtohej nga robotët në vetëm shtatë ditë, si pjesë e një testi pilot të koordinuar nga spitali ”Wuhan Wuchang”, së bashku me kompaninë robotike ”CloudMinds” dhe ”ChinaMobile”, një kompani telefonike kineze.

Robotët që punojnë në repart janë pjesërisht humanoid: me kokë dhe trup dhe rrota në vend të këmbëve. Këto ”bluza të bardha” speciale dinë të lëvizin në mënyrë të pavarur në departament, sepse, përpara se të merrnin detyrën, inxhinierët hartëzuan çdo cep dhe programuan robotët për qëllimet specifike.

Ata sjellin ilaçe dhe ushqim për pacientët, të cilët monitorohen nga jashtë nga mjekët dhe infermierët/ANSA.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit