QRTK-ja në Prizren mbyll të gjitha hapësirat publike për turistët

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka mbyllur të gjitha hapësirat publike për turistët.

Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha tha mbyllja është bërë në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kompanitë turistike si dhe operatorët, se të gjitha hapësirat publike, të cilat janë të destinuara për vizitorë, Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Muzeu Arkeologjik në Prizren, Hamami i Gazi Mehmet Pashës si dhe Hidroelektrana, do të jenë të mbyllura nga data: 13.03.2020 deri me datën 27.03.2020”.

“Ky njoftim vije, si rezultat i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me ndërmarrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 i njohur si Corona Virus, në kuadër të zbatimit të pikës 5 të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, do të vazhdojë bashkërendimin e veprimeve me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do t’i mbajë të informuar qytetarët e vendit për hapat në vazhdim”./PrizrenPress.com/

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit