Në Zojz, u përkujtua dëshmori Sinan Thaçi

Dëshmori Sinan Thaçi, u përkujtua sot në 20 -vjetorin e  rënies.

Drejtori i shkollës në Zojz, Hamëz Destani, tha se dëshmori, Sinan Thaçi, përkujtohet me krenari të madhe nga të gjithë.

“ Edhe në këtë përvjetor e kujtojmë me përplot krenari sakrificën sublime të Sinanit”, tha ai, transmeton TV Prizreni.

Edhe përfaqësuesi i fshatit, Durak Thaçi, vlerësoi lartë figurën e dëshmorit, Sinan Thaçi.

Ndërkaq, në emër të shoqatave të dala nga lufta në Prizren ka folur, Alush Shala, si dhe një fjalë rasti ka mbajtur edhe deputeti, Nait Hasani.

Ata thanë se Sinani bashkë me dëshmorët tjerë me gjakun e tyre i kanë dhënë kuptim lirisë së Kosovës”.

Në emër të familjes, të pranishmit dhe organizatorët i ka falënderuar për pjesëmarrje në tubim, djali i dëshmorit, Besniku. /TV Prizreni/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit