Në Zym të Hasit u mbajt edicioni i 53-të i “Takimeve të Gjeçovit” – Vera Grabocka nderohet me çmimin “Unaza e Katit”

Për herën e 53-të radhazi, në Zym të Hasit u mbajt manifestimi tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili bashkoi artistë, veprimtarë, politikanë dhe mysafirë nga mbarë trojet shqiptare. Ky edicion shënoi 150-vjetorin e lindjes së atdhetarit dhe klerikut Shtjefën Gjeçovi dhe 160-vjetorin e shkollës së parë në Zym.

Në emër të organizatorit, kryetari i KL “Shtjefën Gjeçovi”, Ndue Kajtazi, shpalli të hapura takimet, ndërsa drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, Adem Morina, e cilësoi këtë manifestim si një ngjarje që ruan vlerat fisnike kombëtare. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, konfirmoi përkushtimin e qeverisë për ruajtjen e traditës, veçanërisht në Has dhe Zym.

Një ndër momentet kryesore të manifestimit ishte shpallja e vendimit të Papa Françeskut për lumturimin e atdhetarit Luigj Pali, për të cilin Ipeshkvi Dodë Gjergji theksoi se simbolizon qëndresën dhe identitetin kombëtar.

Regjisorja Vera Grabocka u nderua me çmimin “Unaza e Katit”, ndërsa çmimi “Shtjefën Gjeçovi” iu dha kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, për kontributin në renovimin e objekteve kulturore në Zym. Manifestimi përfshiu gjithashtu recitime dhe një program artistik të pasur, duke kulmuar një aktivitet që nisi një ditë më parë me “Festivalin e Bukës”./TV Prizreni/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit