22.3 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025

Nëna 27 vjeçe mbyti beben 6-ditëshe, e fshehu në tavan

Nëna 27 vjeçare M.B (gazeta e di identitetin e saj), nga qyteti i Prizrenit, dyshohet se mbyti foshnjën e saj gjashtë ditëshe të gjinisë mashkullore në shtëpi- ku edhe e kishte lindur. Nëna monstër e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë. Kjo ngjarje u zbulua mbrëmë nga policia. Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor është ndaluar për 48 orë.

Për nënën e re Prokuroria e Prizrenit po përgatitet të kërkojë paraburgim. M.B po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”. Gazeta Express mëson nga burimet e saja se foshnja i përkiste gjinisë mashkullore dhe nëna 27 vjeçare ishte e pamartuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë për Gazetën Express.

“Dyshohet se një grua në shtëpinë e saj e ka lindur foshnjën edhe dje kemi marrë informacion se foshnja gjendet pa shenja jete në tavanin e shtëpisë së të dyshuarës…Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e ka marrë foshnjën pa shenja jete dhe e ka dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Nëna është dërgu në spital për trajtim mjekësor pas kësaj e njëjta eshtë ndaluar për 48 orë”, tha Shala.

Shtoi se do të punohet për caktim të paraburgimit ndaj saj.

Ndryshe, informacioni për mbytjen e foshnjës u dha sot nëpër media, kur policia lëshoi këtë komunikatë për media:

Me datën 26 prill 2019, e dyshuara femër K/Shqiptare ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dyshohet që e ka mbytur.Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ky është rasti i parë i mbytjes së një foshnje brenda këtij viti në Kosovë. Ndërsa vitin e kaluar ka pasur më shumë se dy raste të tilla.

Express do të ju mbajë të informuar me këtë ngjarje.

Më Shumë

Të zhdukurit në Prizren gjenden pas dy ditësh, kthehen në shtëpi

Personat që ishin raportuar të zhdukur më 10 qershor 2025 në Prizren janë gjetur dhe janë kthyer pranë familjes ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti...

Vdes Bujar Bukoshi

Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar  Është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit