7.1 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes për humbjen e të birit: Nuk kam fjalë, ishte gjysma ime

Nëna e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur publikisht pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, duke dhënë një mesazh të thellë e emocional që ka prekur të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit që organizuat këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, të gjysmës time, Shpatit”, u shpreh ajo.

“Ndoshta pyesni pse nuk jam në gjendje të flas… 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. E dinë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e tyre”.

E ëma e artistit tha se dhimbja është e papërshkrueshme, por njëkohësisht ndjen krenari për djalin që rriti.

“Jam shumë krenare dhe e lumtur që pata lindur një djalë që nuk paska qenë vetëm i imi. Paska qenë i të gjithëve juve, e paskeni dashur të gjithë. Ju falënderoj nga zemra”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ajo shtoi se në vitin e fundit Shpati nuk ka qenë i qetë, një shqetësim që e ka prekur gjithë familjen.

“Le të prehet në paqe, sepse këtë vit nuk ka qenë i qetë dhe kjo ishte një parandjenjë për të gjithë ne”.

Nëna e këngëtarit kërkoi vetëm lutje për fëmijët e tjerë që i kanë mbetur: “Lus Zotin të më ruajë fëmijët e tjerë, sepse kam edhe dritat e tjera të syve”.

Mes lotëve dhe dhimbjes, ajo e përfundoi fjalimin me një lutje të fundit për të birin: “Le të prehet në paqe dhe në parajsë, në lulen e xhenetit”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit...

P.C Prizreni fiton ndaj New Basket 

Proton Cable Prizren ka shënuar fitore të thellë ndaj New Basket me rezultat 83:122 (16:31, 21:34, 25:36, 21:21), në një ndeshje ku mysafirët dominuan nga...

Lajmet e Fundit