Nënkryetari i komunës, në hetim për favorizim

Dy zyrtarë në një komunë në Korçë po hetohen me akuzën se kanë dhënë dokumenta të falsifikuara, për njerëz që janë larguar më pas drejt vendeve të BE-së për të kërkuar strehim politik.

Dy zyrtarët që po hetohen janë të komunës Libonik dhe akuzohen se kanë lëshuar një dokument të falsifikuar në favor të një 42-vjeçareje, e cila më pas është larguar nga Shqipëria për të kërkuar strehim politik në BE.

Zyratërt që po hetohen janë nënkryetari i komunës Kastriot Malushi 50-vjeç dhe sekretarja 53-vjeçare e komunës V.A.

Akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e shpërdorimit të detyrës.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit