17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëfinancimit për hartimin e hartës zonale të Komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim përfaqësuesin e GIZ-it, Shkelqim Dacin.

Begaj dhe Daci, nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për hartimin e hartës zonale për Komunën e Malishevës, si  vazhdimësi e memorandumit të  marrëveshjes e cila u nënshkrua një vit më parë, (2019) dhe vazhdon edhe për vitin 2020.

Ata, vlerësuan se ky projekt po realizohet sipas planifikimit dhe bashkëpunimit e bashkëfinancimit në mes të GIZ-it dhe Komunës së Malishevës dhe pritet që projekti në fjalë të ndihmoj si institucionet publike ashtu edhe qytetarët  tanë.

Në fund të takimit të dy palët, u zotuan që ashtu si është planifikuar projekt edhe të realizohet brenda afatit kohor, dhe të vazhdohet me bashkëpunim edhe në projekte tjera , ku do të përfitojnë qytetarët e komunës sonë.

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Lajmet e Fundit