14.7 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Nënshkruhet memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Suharekës për trashëgiminë e sportin

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremi. Në këtë takim, mes Ministrisë dhe Komunës u nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi.

Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim hartimin dhe zbatimin e projekteve “Kulla e familjes Tafollaj” në fshatin Çadrak, “Kulla e Ramë Bllacës” në fshatin Bllacë dhe “Shtëpi Muze Fadil Vata” në fshatin Sallagazhde dhe për mbështetjen financiare të projektit “Stadiumi në Studenqan të Suharekës”.

Projektet “Kulla e Ramë Bllacës” dhe “Shtëpi Muze Fadil Vata” mbështeten financiarisht nga Ministria me nga 20 mijë euro ndërsa projekti “Kulla e familjes Tafollaj” mbështetet me 10 mijë euro. Të tria këto projekte pritet të zbatohen gjatë vitit 2019.

Ndërkaq projekti “Stadiumi në Studenqan të Suharekës” mbështetet financiarisht me 350 mijë euro dhe pritet të zbatohet gjatë viteve 2019-2020 ku edhe mjetet financiare do të ndahen në dy periudha kohore, 150 mijë euro për vitin 2019 dhe 200 euro mijë për vitin 2020.

Pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve, ministri Gashi u shpreh se të gjitha këto investime bëhen me qëllim të mbështetjes financiare për projekte që kanë për qëllim përveç tjerash edhe ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore dhe po ashtu edhe për përmbushjen e kërkesave të të rinjve dhe sportistëve të Suharekës por jo vetëm të kësaj komune.

Ndërsa kryetari Muharremi pasi falënderoi ministrin për pritjen e tij, u shpreh falënderues edhe për mbështetjen e tij financiare për hartimin dhe zbatimin e këtyre projekteve shumë të rëndësishme për komunën e Suharekës.

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

Lajmet e Fundit