3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Nëntë persona u përfshinë në rrahjen ku mbeti i vrarë 19 vjeçari në Malishevë

Një rrahje mes dy grupesh në një fshat të Malishevës ka rezultuar të mbetet i vrarë një 19 vjeçar.Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rasti ndodhi të premtën rreth orës 23:25 saktësisht në fshatin Dragobil.

”Policia në Malishevë ka pranuar informacionin se me date 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë”.

”Si pasojë e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”.Tutje konfirmohet se lidhur me këtë rast ka të arrestuar.”Disa persona të dyshuar të involvuar janë arrestuar dhe po ashtu 2 automjete janë konfiskuar. Eshte inicuar rasti “vrasje” dhe ‘’pjesëmarrje në rrahje’”’.

Ndërsa Prokurori i rastit Ramiz Buzhala ka konfirmuar për Klan Kosovën se viktima që u vra çon në nëntë numrin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.Mësohet se 19 vjeçari u qëllua dy herë me thikë.

Policia e Kosovës konfirmon se hetimet dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Më Shumë

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Lajmet e Fundit