18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Nëntë persona vdesin pas rrëzimit të një aeroplani në Suedi

Nëntë persona kanë vdekur, si pasojë e përplasjes së një aeroplani në Suedi, që ishte duke bartur parashutistë.

Aeroplani ka qenë duke bartur tetë parashutistë dhe pilotin teksa është përplasur afër pistës së Aeroportit Orebro, rreth 160 kilometra në perëndim të Stokholmit, të enjten.

Përplasja besohet se ka ndodhur pak pasi është nisur aeroplani.

“Është aksident i rëndë”, ka thënë policia suedeze në faqen e saj në internet.

“Secili person që ka qenë në aeroplan ka vdekur”.

Aeroplani i vogël, i llojit DHC-2 Beaver, ishte marrë me qira nga klubi i parashutistëve për një organizim veror, kanë raportuar mediat lokale.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, ka shprehur ngushëllimet e tij.

“Me dhimbje të madhe e kam pranuar informacion tragjik për përplasjen e aeroplanit në Orebro”, ka thënë ai.

Në një incident të ngjashëm më 2019, nëntë persona kanë vdekur kur një aeroplan ka qenë duke i bartur atë për hedhje me parashutë në veri të këtij shteti.

Hetimet kanë treguar se aeroplani është mbushur në mënyrë të papërshatshme

Më Shumë

Policia shqipton gjobë për zjarrvënie në Malishevë – apel për parandalim të djegieve

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Malishevë është duke ndërmarrë masa të vazhdueshme për të parandaluar djegiet që, sipas tyre, shkaktojnë...

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Lajmet e Fundit