Nëse shkarkohet Jabllanoviqi, bie qeveria

Naim MalokuNaim Maloku e ka quajtur të papranueshme dhunën e shkaktuar në protestën e së shtunës.

Ai ka thënë se e vetmja mundësi për daljen nga situata është që Qeveria e Kosovës ta bindë ministrin Aleksandër Jabllanoviq të tërhiqet dhe në vend të tij të emërohet dikush tjetër.Në të kundërtën, sipas Malokut, nëse Jabllanoviqi shkarkohet, atëherë bie edhe qeveria.

Maloku për “Epokën e re” ka thënë se ky është fillimi i fundit i qeverisë Mustafa, e cila, sipas tij, nuk do të mund të mbajë një ekuilibër politik deri në fund të mandatit.

Ai ka vlerësuar se kryeministri Isa Mustafa e ka humbur ekuilibrin dhe po tregon dobësinë e tij si politikan.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit