“Nëse vjen t’i këpusim tre gishtat” – Tifozët e PSG-së e kërcënojnë sulmuesin serb

Tifozët ultras të Paris Saint-Germain i kanë dërguar një mesazh të frikshëm Dusan Vlahovic-it, i cili është objektivi i kampionëve të Ligue 1.

Me Lionel Messi-n tani në Inter Miami dhe të ardhmen e Kylian Mbappe-s të pasigurt, Luis Enrique është i prirur të sjellë një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar së verës.

Vlahovic, i cili gjithashtu ka qenë objektiv edhe i Chelsea-t dhe Tottenham-it, thuhet se është gjithashtu në radarin e gjigantëve francezë.

Megjithatë, ultrasit e klubit i kanë dërguar një paralajmërim kërcënues sulmuesit të Serbisë.

Ultrasit kanë pozuar jashtë stadiumit “Parc des Princes”, duke paralajmëruar se do t’ia presin gishtat nëse ai vjen nga Juventus-it

Në pankartë shkruhet: “Nëse vini, do t’ju presim tre gishtat”.

Gazeta spanjolle, “Marca”, pretendon se mesazhi është në përgjigje të tre gishtave që Vllahovic tregoi pas një ndeshje ndërkombëtare me Serbinë.

Tifozët i janë referuar gjestit nacionalist të sulmuesit 23-vjeçar i cili jo rrallë ka dhënë edhe mesazhe politike që kanë të bëjnë kryesisht me Kosovën.

Pas një ndeshje me kombëtaren e tij, Vlahovic e kishte veshur njëherë edhe një bluzë ku shihej në foto Kosova si pjesë e Serbisë.

Derisa gjesti me tre gishtat e ngritur është veprim që bëhet edhe në raste kur serbët duan të dërgojnë mesazhe për pronësinë e proklamuar prej tyre në raport me Kosovën dhe gjithashtu është përdorur si veprim nga paramilitarë serbë që kishin kryer krime në Kosovë.

Kujtojmë që Vlahovic nuk i ka përmbushur plotësisht pritshmëritë që kur iu bashkua Juventus-it në janar të vitit të kaluar nga Fiorentina për shumën e 80 milionë eurove.

Ai ka shënuar vetëm 23 gola në 63 ndeshje në të gjitha garat me fanellën bardhezi. Albanian Post

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit