Nesër fillon llogaritja dimërore e kohës

Nesër (e diel), në orën 03:00, fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të shkojnë një orë prapa, nga ora 03:00 në orën 02:00.

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm kur fillon llogaritja verore e kohës.

Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi nga koha e verës në atë të dimrit për herë të parë u shënua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore. /Telegrafi/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Lajmet e Fundit