Nesër hapet Panairi i librit “Prizreni 2013”

Panairi-i-librit-ne-Prizren-659x439Mbi 30 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia dhe Bosnja do të marrin pjesë në Panairin e librit “Prizreni”. Panairi organizohet nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe me përkrahjen e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, si dhe Drejtorisë për Zhvillimin e Turizmit të Komunës së Prizrenit, nga data 19 deri më 25 gusht 2013.

Koordinator i Panairit të librit “Prizreni 2013”,Ditar Kabashi tha se ky panair organizohet për herë të pestë radhazi në Prizren. “Përveç shitjes së librave, në secilën mbrëmje do të ketë program të pasur letrar, takime me shkrimtarë dhe promovime librash e shtëpish botuese”, tha Kabashi.

Sipas tij, disa nga pjesëmarrësit që do të promovojnë krijimtarinë artistike do të jenë: Nimon Muçaj, Agim Gjakova, Ibrahim Kadriu, Zenun Çelaj, Salajdin Krasniqi, Faik Miftari, grupi letrar i Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit, etj.

Panairi organizohet në ambient të hapur, në sheshin “Dëshmorët”, ish-parkingu i veturave, tani shëtitore, në qendër të Prizrenit.

Hapja solemne panairit do të bëhet të hënën, më 19 gusht 2013, në orën 19:00, ndërsa në ora 20:00 do të bëhet promovimi i veprave të autorit prizrenas Salajdin Krasniqi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit