10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Nesër nisin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”

muzika e re shqiptareNë vazhdimësi të traditës 16 vjeçare, festivali vazhdon të porosisë vepra nga kompozitorët shqiptarë dhe të paraqesë premierat e tyre përgjatë ditëve të tij. Në mbrëmjen e fundit premierë janë veprat e Thoma Simakut “Soliloquy III”, Endri Sinës “Beyond” dhe Eriona Rushitit “Light and shadows”.

Festivali Ndërkombëtar “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” do të mbajë koncertin e tij të fundit ditën e hënën, në sallën e madhe të Akademisë së Arteve. Koncerti përmbyllës është konceptuar nga drejtori artistik i këtij festivali z. Dorian Çene, si një mbrëmje dedikuar tërësisht muzikës së kompozitorëve shqiptarë, por surprizë janë veprat premierë. Në koncertin e datës 23 Qershor do të interpretohen vepra nga kompozitorët e njohur, Thoma Simaku, Endri Sina, Rafet Rudi, Valton Beqiri, Eriona Rushiti, Sokol Shupo, Shpëtim Kushta dhe Thoma Gaqi. Krijimtaria e kompozitorëve do ti paraqitet publikut nga instrumentistët po ashtu të njohur, si Arben Llozi, Merita Rexha, Admir Doçi, Lorenc Radovani, Arian Paço, Fatos Qerimaj dhe Laura Kushta. Sikurse është vërejtur edhe në koncerte të tjera të këtij edicioni, me krijimtari të kompozitorëve shqiptarë, drejtori artistik i festivalit nuk ka pasur parasysh vetëm kompozitorët që jetojnë në Shqipëri por një grupim më gjithëpërfshirës.

Në vazhdimësi të traditës 16 vjeçare, festivali vazhdon të porosisë vepra nga kompozitorët shqiptarë dhe të paraqesë premierat e tyre përgjatë ditëve të tij. Në mbrëmjen e fundit premierë janë veprat e Thoma Simakut “Soliloquy III”, Endri Sinës “Beyond” dhe Eriona Rushitit “Light and shadows”.

Krijimtaria e kompozitorit shqiptar rezident në Angli, Thoma Simaku, rikthehet në “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” dhe në skenën muzikore në Shqipëri mbas një mungese disavjeçare. Vlen për tu përmendur fakti se Thoma Simaku është një nga artistët të cilët “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” e kishin pikësynim ta riprezantonte në Shqipëri. Kompozitori Simaku është larguar nga Shqipëria në vitet ‘90 dhe ka pasur një karrierë ndërkombëtare duke fituar disa prej çmimeve më të rëndësishme dedikuar krijimtarisë muzikore, sikurse dhe ishte së fundmi çmimi “Lutoslavski” në “Warschauer Herbst” në Poloni. Dy veprat e tjera premierë, respektivisht nga Sina dhe Rushiti, janë porositur nga “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” falë mbështetjes që ky Festival ka pasur nga Ministria e Kulturës dhe donatorë të tjerë.

Në edicionin e XVII-të “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” realizuan 11 koncerte, të mbajtura në Tiranë dhe Prishtinë. Artistët pjesëmarrës ishin nga Shqipëria, Kosova, Italia, Austria dhe Spanja. Krahas Thoma Simakut, si një nga objektivat e këtij Edicioni, Festivali riktheu ne sallën e Akademisë së Arteve (sot Universiteti i Arteve), mbas një mungese 25 vjeçare, violinistin Florian Vlashi, i cili mbajti një koncert solistik. / KultPlus.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit