Nesër pastrohet kjo lagje e Malishevës

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” nesër do të organizohet aksion pastrimi në lagjen “Matoshi” të Komunës së Malishevës.

Aksioni fillon në ora 11:00, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarë tjerë komunal, përfaqësues nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe vullnetarë të tjerë, njofton Klan Kosova.

Deri më tani në kuadër të kësaj fushate janë larguar mijëra ton mbeturia si dhe shumë deponi ilegale.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit