18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nevila-Arditi-Juliana aleancë me Meridianin, kundër banorëve të tjerë

juli-ardit-nevi-9.5Nevila i bashkohet bisedës së Julianës dhe Arditit, në dhomën e gjumit të katit të dytë.

Juliana shpreh frikën për daljen nga shtëpia. Ajo mendon se bashkë me të, rrezikon të dalë Lori, ose Jona. Arditi mendon se del Jona dhe nuk rrezikon Juliana, sepse ajo krijon shumë situata në shtëpia. Juliana shprehet se i ka bërë përshtypje që Jona ka vlerësuar veten, se është dëgjuar nga zëri i lartë. Nevila nuk është dakord, pasi thotë se banorët e zgjedhin vetë se çfarë thonë, apo çfarë nuk thonë. Juliana pyet Nevilën se kush mendon se del nesër. Nevila dëshiron të dalë Valeri, por thotë se rrezikon Jona. Gjithsesi ajo shton se Valeri duhet në shtëpi sepse ngacmon dhe provokon, edhe pse nuk duhen treguar vetëm këto anë të karakterit.

Nevila nuk dëshiron që të dalë asnjë nga grupi i saj. Ajo i thotë Julianës se ka rrezikuar shumë me lojën e saj, sepse duhet të ishte pranë Arditit dhe jo të bënte lojëra kundër tij. Arditi fillon të ngacmojë Julianën, duke i thënë se ai do ta puthë gjatë spektaklit, që ta shikojnë të gjithë. Juliana bën si e turpshme dhe i thotë Arditit se nuk është e nevojshme që ata të bëjnë të tilla gjeste.

Më pas biseda zhvendoset tek Meridiani. Arditi u thotë vajzave se ata duhet t’ia bëjnë qejfin dhe të tregojnë mbështetje ndaj tij. “Duhet ta bëjmë të besojë sikur jemi bashkë”, thotë ai. Nevila thotë se nuk ka asgjë për të mbështetur Meridianin, por e kupton se çfarë do të thotë Arditi. Arditi u shpjegon vajzave se ata dhe Meridiani kanë armiq të përbashkët. Juliana e quan një aleancë me armikun (Meridianin), për të kundërshtuar banorët e tjerë.

Arditi puth Julianën dhe shkon të flejë tek krevati i tij, duke i uruar vajzave “natën e mirë”. Juliana bën lutjen e përnatshme dhe fle gjumë. Ndërsa Valeri në oborr, zgjohet sërish nga të gërhiturat e Visarit. Ai i gjuan me kapuç derisa Visari pushon dhe më pas fle gjumë përsëri.

Më Shumë

Neymar vijon fazën e riaftësimit, në stërvitje me shoqëri të veçantë

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte...

Neymar bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

Sulmuesi i Brazilit, Neymar Jr., është bërë baba për herë të tretë. Së fundmi ai ka zbuluar emrin e vajzës së tij së sapolindur, si...

Lajmet e Fundit