18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Çokollatat e Rezniqit në ekspozitën “Bo, puno, jeto”

cokollada pikturÇokollatat me shije të ndryshme kanë qenë ndër karakteristikat kryesore të ekspozitës së parë personale të dizajnerit grafik, Genc Rezniqi, e cila u hap mbrëmë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa” me gjashtëdhjetë e pesë punime.

“Bo, puno, jeto”, ishte ky titulli i ekspozitës së dizajnerit Rezniqi, që ka sjell krijime artistike me trajta gjeometrike, ndërkohë që këto punime vizitorët kryeqytetas do të kenë mundësi t’i shikojnë për së afërmi ato për afro një muaji.

“Ekspozita u realizua ashtu sikurse unë e kam menduar. Titulli i vetë galerisë ka të bëjë atë çka unë e bëj, punoj dhe jetoj kur e bëj. Kjo është ekspozita ime e parë personale dhe e parë në këtë mënyrë, pra në dizajn.

Shpresoj të iu pëlqej, pasi që kam bërë përpjekje që të sjell risi në të”, ka deklaruar për KultPlus, dizajneri grafik Genc Rezniqi, ku mes tjerash ka theksuar se secila fjalë në këtë ekspozitë ku ishin të fshehura prapa disa çokollatave të madhësive të vogla e ka idenë, shijen dhe dizajnin e saj.
“Ëmbëlsirat i kam përgatitur vetë dhe s’ishte ndonjë sfidë e madhe për t’i bërë ato. Normalisht, me ndihmën e furrës “Lumi”, në Prishtinë, kam arritur t’iu jap formë këtyre çokollatave. Në këtë ekspozitë kam synuar të paraqesë thjeshtë kompozicionet abstrakte të cilat kanë të bëjnë me përditshmërinë time, si shembull shtegtimi i zogjve, mullinjtë e erës, pra janë elemente të natyrës, e deri tek gjërat më banale të cilat i hasim në jetën e përditshme”, ka thënë Rezniqi.

Nga ana tjetër, Hivzi Muharremi, vlerësues i kësaj ekspozite përmes një shkrimi të tij “Një nismë e suksesshme” të botuar në katalogun e punimeve të Genc Rezniqit, ka thënë se ky dizajner grafik, i takon brezit më të ri të krijueseve, të cilët si zakonisht, nismat e para drejt artit i sprovojnë nga ambientet e galerive akademike (ambientet e fakultetit të artit), për ta vazhduar në ato më reprezentative.

“Prandaj, nismat e para të Rezniqit, jo vetëm që dëshmojnë për një emër i cili përmes punimeve të prezantuara dëshmon se fjala është për një talent që me përkushtim dhe devocion i është qasur realizimit të punimeve duke filluar nga dizajnimi i ambalazheve, e deri te kompozicionet aplikative siç janë: mullinjtë, grumbulli i zogjve në fluturim, e deri te vepra “Shtegtimi i sorrave”. Këto dhe veprat e tjera artdashësit e kryeqendrës do të jenë të ekspozuara në ekspozitën e parë të tij, në hapësirat e Galerisë së Ministrisë së Kulturës”, ka shkruar Muharremi, duke shtuar më pas se “Një karakteristikë parësore për tërë opusin krijues të Genc Rezniqit është qartësia dhe harmonizimi i ngjyrave që në të shumtën e rasteve shkrihen me elemente të tjera kompozicionale, por, gjithnjë duke pasur kujdes dhe duke respektuar parimet e organizimit kompozicional”.

 Për ekspozitën e Rezniqit u tha se ajo bart me vete tendencën për të krijuar trupa tërheqës për audiencën, me trajta gjeometrike të cilat janë burim i rëndësishëm i frymëzimit për te dhe për mbarë njerëzimin,tyransmeton koha.net

Dizajneri grafik Genc Rezniqi është njëri ndër dhjetë artistë që Galeria e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, i ka përzgjedhur për t’i ekspozuar punimet e tyre në kuadër të programit të saj vjetor. Përzgjedhja e tyre është bërë pas shqyrtimit të aplikacioneve për projekte të pranuara nga konkursi publik për programin e vitit 2014.

Më Shumë

Vërmicë/ Në një ditë janë pajisur me polica sigurimi 2100 automjete të bashkatdhetarëve

 Në pikën kufitare të Vërmicës mes Kosovës e Shqipërisë, është shtuar numri i mërgimtarëve që vijnë nga vendet perëndimore për pushimet verore. Vetëm ditën e...

Furnizimi me tekste shkollore, flet ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore dhe mjete mësimore. Nagavci në një konferencë për...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit