17.2 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

NEWBORN ‘vesh’ uniformën ushtarake

NewbornUshtarakMonumenti i Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, këtë 17 Shkurt do të jetë USHTARAK, sepse do të ngjyroset me larat e uniformave ushtarake të atyre që luftuan 15 vjet më parë, për ta çliruar Kosovën.

Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, thotë se simbolika e këtij viti i dedikohet më së shumti atyre që dhanë jetën, që NEWBORN të jetojë.

“Për ta vazhduar traditën e ngjyrosjes së monumentit NEWBORN për çdo 17 shkurt, sivjet, për hir të flijimit të popullit tonë gjatë luftës së vitit 1999, sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës kolosale të Aleancës Veriatlantike (NATO), do të kremtohet viti jubilar i 15-të i paqes në Kosovë, me pamje të uniformave ushtarake të asaj kohe.”

“Çdo shkronjë do t’i ketë larat e njërës prej ushtrive kryesore botërore të asaj periudhe, ose të uniformave me të cilat është identifikuar UÇK.”

“Simbolika e këtij viti i dedikohet më së shumti atyre që dhanë jetën, që NEWBORN të jetojë.”

“Qysh nesër do të fillojmë me përgatitjen e monumentit dhe gjatë ditëve në vijim do ta ngjyrosim sërish me ndihmën e qytetarëve, pa i krijuar asnjëherë shpenzime parasë së tatimpaguesit”, ka shkruar Ismaili. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjegjësisht Departamenti i Krimeve të renda ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave. B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B dhe A.T, dyshohetn...

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese...

Lajmet e Fundit