22.8 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Nexhat Çoçaj, njëri prej anëtarëve të klanit mafioz të PDK-së

BD.2Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, për Bashkimin Demokratik të Zafir Berishës, është vetëm njëri nga anëtarët e klanit mafioz të PDK-së.

“Nexhat Çoçaj është njëri nga anëtarët e klanit mafioz të familjes “Korleone” ose siç njihet ndryshe PDK, që po e tregon fytyrën e vërtetë të njësive para-politike të partisë në pushtet, të cilët për vite të tëra thirren në vlerat e shenjta të luftës së lavdishme të UCK-së dhe të atyre që ranë heroikisht në këtë luftë, e në anën tjetër në emër të këtyre vlerave vjedhin çdo ditë paranë e qytetarëve si dhe ngufasin perspektivën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e BD-së në Prizren.

“Bashkimi Demokratik, duke shprehur në vazhdimësi shqetësimet e veta publike për krimin dhe korrupsionin nëpër institucione, pyet publikisht se edhe çka duhet të ndodhë në qytetin e Prizrenit që dikush të tregojë ndjenjë morale dhe përgjegjësie”.

“Qeveria e banditëve të PDK-së në Prizren me në krye me të dënuarin për krim dhe korrupsion Ramadan Mujën përfundimisht duhet të shkojë në burg si tërësi që t’i lirojë rrugë krenarisë qytetare në qytetin tonë”.

“A ka më turp se për një subjekt politik që thirret në emër të qytetarëve të ketë kaq shumë të akuzuar dhe të dënuar për hajni dhe të mos thotë asnjë fjalë, apo po pritet që të publikohen aktakuzat edhe kundër qeveritarëve të tjerë dhe pastaj t’i bjerë ndërmend dikujt që to thonë ndonjë fjalë”.

“Bashkimi Demokratik do të vazhdojë edhe në të ardhmen ashtu sikur deri tash të mbajë qëndrim kritik ndaj të gjithë hajdutëve që në emër të votës së qytetarëve vjedhin paranë e tyre”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pa ujë përkohësisht: Defekti në gypin e rezervuarit Kobaj prek disa fshatra të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin Ø125 mm në daljen e rezervuarit Kobaj, do të mbesin...

‘Ditët e Struzhës’ mbledhin bashkatdhetarët nga e gjithë diaspora

Struzha, e braktisur në më shumë se dy dekada, gumëzhinë në verë, nga banorët, të cilët punojnë e jetojnë larg saj për 11 muaj....

Lajmet e Fundit