9.7 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Nexhmi Krasniqit i ndërrohet pozita

Shumica e drejtorive rajonale në Policinë e Kosovës nga sot kanë menaxherë të rinj. Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pas ceremonisë së gradimit të policëve, ka ndërmarrë veprimin për të ndryshuar menaxhmentin në pothuajse të gjitha drejtoritë.

Një nga drejtoritë më të rëndësishme në Policinë e Kosovës është ajo e Prizrenit e cila është udhëhequr nga koloneli Nexhmi Krasniqi. Nga sot Krasniqi do të jetë drejtor rajonal në Policinë Kufitare në zonën e njëjtë. Vendin e tij e ka zënë Faton Alija.

“Drejtori Krasniqi përsëri do të jetë drejtor por vetëm për pjesën kufitare. Ky nuk është degradim. Është ndryshim i nevojshëm për Policinë e Kosovës”, ka thënë për “Kohën Ditore” drejtori i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai ka konfirmuat edhe ndryshimet e tjera.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Rexhep Sijarina është bërë drejtor i Policisë Kufitare në Han të Elezit. Në vend të tij tashmë është emëruar Fehmi Hoti.

“Drejtori Sijarina po ashtu ka kaluar në Policinë Kufitare”, ka thënë Qalaj.

Veton Elshani nga Qendra është bërë zëvendësdrejtor në Policinë e Pejës. Nga pozita e drejtorit të drejtorisë se Krimit të Organizuar është larguar drejtori i deritashëm Agron Nezaj ndërsa vendin e tij e ka zënë Florie Hajra.

Të tilla ndryshime kanë ndodhur edhe në Gjakovë, Ferizaj por edhe në qendër tek drejtoria e njësisë operative e njësisë inteligjente.

Qalaj, në një bisedë për gazetën, ka thënë se këto ndryshime janë të nevojshme për Policinë e Kosovës.

“Në kuadër të gradimeve kanë ardhur edhe këto ndryshime. Shumica e njerëzve që kanë qenë në këto pozita kanë qëndruar për 10 ose 12 vjet në këto pozita. Ndryshimet janë për të freskuar Policinë e Kosovës. Kur një njeri punon gjatë në një pozitë, nuk ka çfarë t’i japë më vendit të punës. Bashkë me stafin tim kemi vendosur që njerëz të rinj të marrin këto përgjegjësi”, ka thënë Qalaj në një bisedë për gazetën.

Më Shumë

Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Sot, nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët...

Babai raporton zhdukjen e vajzës 15-vjeçare në Prizren

Një 15-vjeçare raportohet të jetë zhdukur në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren. Rastin në Polici e ka paraqitur babai i të miturës, e që sipas...

Lajmet e Fundit