Nezir Çoçaj: Vota për PDK-në është votë për Thaçin, Veselin dhe UÇK-në

Kandidati për deputet i PDK-së, Nezir Çoçaj, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë PDK-në.

Sipas tij, vota për PDK-në është votë për Hashim Thacin, Kadri Veselin dhe UCK-në.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Këto zgjedhje janë të veçanta për Partinë Demokratike të Kosovës, pasi garojmë për herë të parë pa liderët tonë, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli.
Si një mik i tyre i vjetër, që nga koha e studimeve, në ilegale dhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndjehem i zbrazët por krenar që mundem të kërkoj votën qytetarëve tonë për të gjithë trashëgiminë tonë të përbashkët.

Historia jonë nuk mund të rishkruhet, periudha e ushtarit të UÇK-së është më e ndritura e gjithë jetës sime.

Prandaj apeloj të dalim sa më masovikisht në votime me 14 shkurt, të dëshmojmë se e duam Partinë Demokratike të Kosovës, të dëshmojmë me votë se ndjejmë mungesën e liderëve tonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Dil dhe voto me 14 shkurt,
Për shtetin, familjen dhe pronën.
Për Hashim Thaçin e Kadri Veselin
Për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës- UÇK
#PDK134
#NezirÇoçaj20

Hapësirë e sponsorizuar

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit