10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Nga 1 shtatori, kosovarët mund të udhëtojnë me patentë-shoferë në Austri

Nga 1 shtatori, qytetarët do të mund të udhëtojnë nepër Austri me patentë-shoferët e Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës.

MPJD-ja tregon edhe për cilat raste vlen kjo.

“Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë;
Qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit;
Qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri”, thuhet në njoftim.

Kjo ministri tregon se kjo nuk vlen për ata të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e tyre intensiv për njohjen e plotë të patentë shoferëve, e cila do të lehtësojë konvertimin dhe zëvendësimin e plotë të lejes së patentave për qytetarët e Republikës së Kosovës me leje qëndrimi afatgjatë në Austri”, thekson MPJD

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Lajmet e Fundit