Nga e hëna mbyllet për qarkullim rruga e “Farkatarëve” në Prizren

Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se të hënën rruga e “Farkatarëve” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve për shkak të rehabilitimit të rrugës.

Punimet do të vazhdojnë për 5 ditë, shkruan PrizrenPress.

“Të nderuar qytetarë, nga data 29 Gusht 2022 deri më 02 Shtator 2022, Rruga e Farkatarëve (rruga një kahëshe nga Hamami n? drejtim të Shtëpisë së Kulturës) do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve për shkak të rehabilitimit të rrugës, në kuadër të “Rehabilitimi i rrugëve, trotuarëve dhe shesheve në Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit